Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu theksoi se 9 prilli është datë shumë e rëndësishme për Kosovën, duke marrë parasysh ditën e Kushtetutsës dhe 24 vjetorin e Betejës së Koshares, raporton GazetaBlic.
Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Beteja e Koshares dëshmon se çdo pjesë e tokës tonë është e ujitur me gjakun e dëshmorëve tanë.
Ndërsa sa i përket 15 vjetorit të miratimit të Kushtetutës, Haxhiu thotë se shkelësit e saj nuk kanë vend në Institucione që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës, kështu duke kritikuar partinë në pushtet për shkelje të tilla.
Shkrimi i plotë:
9 Prilli, datë e rëndësishme në kalendarin historik të Kosovës, 24 vjetori i Betejës së Koshares dhe 15 vjetori i Kushtëtutës së Republikës së Kosovës!
Beteja e Kosharës deshmon se çdo pjesë e tokës tonë është e ujitur me gjakun e dëshmorëve tanë.
Kushtetuta e jonë është gardiane e demokracisë, lirisë, sovranitetit e integriteti të Shtetit tonë të cilin e ndërtuam me shumë mund e sakrificë.
Shkelësit e Kushtetutës nuk kanë vend në institucionet qe burojnë nga Kushtetuta e Kosovës.
Përherë e vlerësuar dhe e respektuar Kushtetuta e Shtetit tonë.
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!


