Lajme

Haxhiu: Qeveria e Kurtit ka dështuar në të gjitha fushat!

09/23/2024 13:40
nga:G C

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Albin Kurtit, duke e akuzuar atë për dështim në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Ai në një përgjigje për GazetaBlic e përshkroi këtë si një nga dështimet më të mëdha të qeverisjes aktuale, duke e cilësuar shqetësuese përpjekjen e Kurtit për të legjitimuar këto dukuri negative.

“Dështimi i parë është lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit, këto dukuri, jo vetëm që janë dështimi më i madh i Qeverisë Kurti, por është shqetësuese përpjekja e Kurtit dhe Qeverisë së tij për të legjitimuar këto dukuri negative”, tha Haxhiu.

Haxhiu gjithashtu theksoi se dështime të tjera të Qeverisë përfshijnë fushat e diplomacisë, shëndetësisë, arsimit dhe ekonomisë, duke i renditur ato si sfida kritike për zhvillimin e vendit./GazetaBlic/