Lajme

Haxhiu: Prokuroria të nisë padi ndaj Hekuran Muratit, Kurti ta shkarkojë- I pafalshëm ofendimi i tij për UÇK-në

06/30/2022 21:10
nga:Genita C

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu thotë se Prokuroria e Kosovës duhet të ngre kallezim penal kundër ministrit Hekuran Murati, për nxitje të urrejtjes dhe linçimit të pjesëtarëve të UÇK-së, raporton GazetaBlic.

Sipas Haxhiut, deklaratat e ministrit Murati ndaj UÇK-së janë ofendim i rëndë dhe një gjë e tillë nuk duhet të falet.

Në anën tjetër, Haxhiu thotë se kryeministri Kurti duhet menjëherë ta shkarkojë Hekuran Muratin, teksa cek faktin që një person i tillë nuk e meriton me qenë zyrtar i thjesht e lëre më ministër që menaxhon me buxhetin e shtetit.

POSTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Kosovës duhet të ngre kallezim penal kundër ministrit Hekuran Murati, për nxitje të urrejtjes dhe linçimit të pjesëtarëve të UÇK-së.

Albin Kurti duhet menjëherë ta shkarkojë Hekuran Muratin dhe të distancohet nga deklaratat e tij nxitëse të urrjetjes dhe ofenduese ndaj veteranëve të UÇK-së.

Për herë të parë deklaratat e Hekuran Muratit për UÇK-në i kam lexuar sot dhe një ofendim i tillë është i pafalshëm.
Gjuha përçmuese ndaj luftëtarëve që shumë nga ta janë dëshmorë, tregon për urrejtjen e një ministri psikopat të cilit i pengojnë luftëtarët e gjallë të UÇK-së.

Një person i tillë nuk e meriton me qenë zyrtar i thjesht e lëre më ministër që menaxhon me buxhetin e shtetit, themelet e të cilit janë në gjakun e dëshmorëve të UÇK-së.

Prokuroria të nisë padi ndaj Hekuran Muratit:

Kodi Penal i Kosovës

Neni 141

Nxitja e përçarjes dhe mos durimit

1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.