Lajme

Haxhiu: Proceduam projektligjin për Gjykatën Komerciale, e cila hapë rrugë për investime nga Diaspora

06/21/2021 16:00
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka proceduar për në qeveri, projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale, raporton Gazeta Blic.

Në shkrimin e ministres Haxhiu, thotë se kjo gjykatë do të jetë një mekanizëm i veçantë për hapjen e rrugës për investime nga diaspora.

Shkrimi i saj i plotë:

Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin per themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkëatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë.

Falenderoj gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve!