Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka thënë se në Bairin e Kadri Veselit patën pritje madhështore, pritje kjo që i emocioni dhe u dha motiv për të punuar fort për fitoren e madhe, raporton Gazeta Blic.
“Me prezencën e tyre na nderuan shumë edhe Ismet dhe Vesel Veseli, vëllezërit e kryetarit Kadri Veseli. Kur ndalet PDK, ndalet Kosova”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Pritje madhështore në Mitrovicë, në Bairin e Kadri Veselit, një pritje që na emocionoi dhe njëkohësisht na motivoi të punojmë edhe më fort deri në fitoren e madhe më 9 shkurt, ku PDK, në krye me z. Bedri Hamza Kryeministër, do t’ia kthejnë Kosovës dinjitetin dhe energjinë e punës që për fat të keq i ka munguar tash e disa vite. Me prezencën e tyre na nderuan shumë edhe Ismet dhe Vesel Veseli, vëllezërit e kryetarit Kadri Veseli.
Kur ndalet PDK, ndalet Kosova.
#PDK131 #BedriHamzaKryeministër1 #MemliKrasniqi2 #BekimHaxhiuKamishi109