Lajme

Haxhiu priti në takim Nusret Pllanën dhe Esat Shalën, premtoi bashkëpunim me ta në Institutin që do të themelohet për krimet serbe

05/12/2021 16:22
nga:Y I

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ditën e sotme profesor Nusret Pllanën dhe të riun Esat të cilët vullnetarisht janë angazhuar në dokumentimin e krimeve të luftës.

Haxhiu i falenderoi për punën dhe premtoi bashkëpunim të vazhdueshëm me ta.

Njoftimi i plotë:

Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Prof. Dr. Nusret Pllana dhe Esat Shalën, të cilët për vite me radhë janë angazhuar vullnetarisht në dokumentim të krimeve të luftës.

Ministrja i falënderoi për kontributin e dhënë dhe angazhimin tejet të vlefshëm në këtë drejtim, duke iu premtuar njëkohësisht që Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë me ta si dhe shprehu gatishmërinë që të përfshihen në Grupin Punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera në Kosovë.