Lajme

Haxhiu pret në takim shefin e Eulexit, diskutojnë për të arriturat e Ministrisë së Drejtësisë

01/29/2024 16:13
nga:G B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është takuar me shefin e Eulexit, Giovanni Barbanome.

Kështu ka bërë të ditur, Ministria e Drejtësisë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Haxhiu dhe Barbanome në këtë takim biseduan lidhur me proceset dhe të arriturat e deri tashme të Ministrisë së Drejtësisë, në sundimin e ligjit dhe reformave të tjera.

Në këtë takim u diskutuar edhe për reformat në drejtësi, vettingu dhe adresimi i dhunës në familje.

Të dy palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tej në këto fusha të rëndësishme.