Pasi që sot Gjykata Themelore e Pejës ka shpallur fajtor dhe dënuar me 7 vjet e gjysmë, Shaban Gogajn për vrasjen e Agonis Tetajt, ky vendim sot nxiti edhe reagimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e cilësoi si një vendim skandaloz.
Ajo ka thënë se ky process gjygjësor ishte zhvilluar me shumë problem, por Haxhiu theksoi se nuk ka intencë për të ndërhyrë në asnjë rast gjygjësor.
“Jam e shqetësuar me mënyrën e administrimit të këtij procesi, përfshirë këtu edhe shkallën e dënimit me aktgjykimin e sotëm. Është vendim i padrejtë e skandaloz! “, u shpreh ajo.
Ministrja ka bërë thirrje që të merren në konsideratë të gjitha rrugët ligjore për vrasjen e Agonis Tetajt, në ënyrë që dënimi të jetë meritor.
“Aktgjykimi i sotëm mund të jetë gjithçka tjetër vetëm drejtësi jo!”, shkroi ajo.


