Kandidati për deputet, Bekim Haxhiu, ka thënë se PDK sot është më e fortë se kurrë me mbështetjen masive që po ja japin familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së, raporton Gazeta Blic.
“Sa herë vendi është në rrezik UÇK ringjallet si feniksi”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
PDK-ja ma e fortë se kurrë me mbështetjen masive që po ja japin familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së.
Sa herë vendi është në rrezik UÇK ringjallet si feniksi.
Fuqishëm e me bindje sot këto kategori dëshmuan besimin për fitoren PDK-së dhe kryeministrit në ardhje Bedri Hamza.
Kur ngritën në këmbë ushtarët e UÇK-së ndryshimi për Kosovën ma mirë është i sigurtë.