Lajme

Haxhiu: PDK do të takohet me Kurtin vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve

05/13/2024 10:10
nga:Sh R

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurtit për një darkë pune me liderët opozitarë, për të diskutuar rreth agjendës legjislative. Nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” se do të marrin pjesë në takim.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se Kurti pasi humbi betejën me BE dhe Serbinë tani po i kthehet betejës me kundërshtarët politik në Kosovës, pasi që ai nuk mund të mbijetojë pa kriza dhe pa konflikte.

Haxhiu numëron shpenzimet e harxhuara nga Qeveria Kurti për dreka dhe darka, ku thotë se tani nuk ka pse i shtohet edhe një faturë e re për konsum ditor politik.

“Albin Kurti pasi humbi betejën me BE-në dhe Serbinë i kthehet betejës meskine me kundërshtarët politik në Kosovë. Ai nuk mund të mbijetojë pa kriza, pa konflike, pa armiqësi. 28 milionë euro shpenzime për dreka e darka të Qeverisë Kurti nuk ka pse i shtohet edhe një faturë e re për konsum ditor politik të mashtruesit Kurti”, tha Haxhiu.

Tutje, deputeti theksoi se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja dhe një qeveri të re që di ta nxjerr vendin nga kriza dhe izolimi që e ka zhytur qeveria Kurti.

“Vendi ka nevojë për zgjedhje të reja, ka nevojë për një Qeveri të re profesionistësh, njerëzve të dëshmuar që dinë ta nxjerrin vendin nga kriza dhe izolimi që e ka zhytur Qeveria Kurti”, shtoi ai.

Haxhiu tregon se në një vendim të Këshillit Drejtues të PDK-së, në vitin 2023 thuhet se PDK me Kurtin do të takohet vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve.

“Ka një vendim të Këshillit Drejtues të PDK-së në Korrik 2023, që me Kurtin takohemi vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve, përfundoi Haxhiu për Gazeta Blic.

Deputeti i PDK-së: Nga ky takim presim vetëm datën e zgjedhjeve, nëse Kurti vazhdon të mbetet në pushtet dëmet për Kosovën do të jenë të pariparueshme

Partia Demokratike e Kosovës pranon ftesën e Kurtit për takim