Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë raportimit para Komisionit për Integrim Evropian, ka thënë se një delegacion i Komisionit të Venecias do të vijë në Kosovë në muajin maj për të dhënë opinionin e tyre rreth Projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Haxhiu ka deklaruar se janë të përkushtuar për zbatimin e obligimeve në raport me agjendën evropiane. Haxhiu tha se nga 12 zotime që kanë pasur këtë vit, pesë prej tyre janë zbatuar deri tash.Haxhiu tha se pas procesit të vettingut do të ketë veprime serioze në luftimin ndaj krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
“Së pri në kohë reale është miratuar koncepdokumenti për Vetttingut, së fundi kemi edhe projektligjin për vettingun në sistemin e drejtësisë. Ky zotim e premtim jemi siguruar qe të realizohet më praktikat më të mira. Ju kemi drejtuar edhe Komisionit të Venecias për opinion”, tha Haxhiu“Një nismë tjetër është edhe projektligji që për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Kryesisht lëshohet te zyrtarët në Kosovë, po edhe pse e kemi sjell në kuvend e opozita ka kërkuar të kërkohet në opinion nga Komisioni i Venecias. Delegacioni i Venecias për këtë do të vijë në Kosovë me 11 maj”, tha Haxhiu.


