Pas bastisjeve që u kryen dje në Ministrinë e Bujqësisë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo akuzoi prokurorinë për qasje selektive, ndërsa tha se Qeveria ka dorëzuar qindra dosje në prokurori dhe se ajo se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.
Haxhiu shkruan “Drejtësia s’duhet të jetë selektive. Aq më pak spektakël”
“Mjafton një lajm diku në portale, e menjëherë vrapohet me bastisje në Ministri. Portale e gazeta ka pasur tash e sa kohë, por çështja është a kishte ato kohë Prokurori?!. Përgjigjen e dimë të gjithë.Keqpërdorimet, abuzimet, e shkatërrimet e ndërmarrjeve publike sikurse edhe pasurimi i pajustifikueshëm i zyrtarëve të lartë ka ndodhur para syve të Prokurorisë.Drejtësia s’duhet të jetë selektive. Aq më pak spektakël” shkruan Haxhiu raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Qindra dosje me dyshime për korrupsion e keqpërdorime të detyrës zyrtare janë dërguar në prokurori nga Qeveria jonë. Prokuroria asnjë veprim. Asnjë bastisje nëpër institucione pas atyre denoncimeve që i kemi bërë. Heshtje totale.
Por mjafton një lajm diku në portale, e menjëherë vrapohet me bastisje në Ministri. Portale e gazeta ka pasur tash e sa kohë, por çështja është a kishte ato kohë Prokurori?!. Përgjigjen e dimë të gjithë.
Keqpërdorimet, abuzimet, e shkatërrimet e ndërmarrjeve publike sikurse edhe pasurimi i pajustifikueshëm i zyrtarëve të lartë ka ndodhur para syve të Prokurorisë.
Drejtësia s’duhet të jetë selektive. Aq më pak spektakël.


