Lajme

Haxhiu: Partia Demokratike e Kosovës, do të dalë partia e parë në vend në zgjedhjet parlamentare

11/22/2025 18:13
nga:Sh R

Ish deputeti Bekim Haxhiu, thotë se PDK do të dal partia e parë në vend në zgjedhjet parlamentare, raporton GazetaBlic.

Haxhiu në një prononcim për GazetaBlic, tha se rezultatet e zgjedhjeve lokale e dëshmua fuqinë e PDK-së, me numrin më të madh të asmableistëve.

“PDK-ja, me Bedri Hamzën kryeministër, do të dalë partia e parë në vend në zgjedhjet parlamentare. Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025 e dëshmuan fuqinë e PDK-së, me numrin më të madh të asamblistëve dhe me besimin elmë të madh të qytetarëve. Ky trend pritet të vazhdojë edhe në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025, në të cilat PDK-ja do të dalë me numrin më të madh të deputetëve në Kuvend, parti fituese e zgjedhjeve”, tha ai.

Ndër të tjera Haxhiu, bëri të ditur se sërish do të jetë kandidat për deputet, ku thekson se në legjislaturën e kaluar i kamë munguar Kuvendit.

“Me kërkesën e shumë qytetarëve, unë do të kandidoj për deputet, me qëllim që të jem zëri i tyre në Kuvend, pasi në legjislaturën e kaluar më shumë i kam munguar unë Kuvendit sesa që më ka munguar mua Kuvendi”, theksoi ai.

Për fund, ish deputeti thotë se së bashku me PDK-në, synojnë të sjellin ndryshime reale, zhvillim dhe perspektivë për secilin qytetarë.

“Bashkë me PDK-në synojmë të sjellim ndryshime reale, zhvillim dhe perspektivë për secilin qytetar të vendit tonë, duke hapur perspektivën evropiane të Kosovës”, përfundoi ai për GazetaBlic.