Lajme

Haxhiu paraqet dy ankesa në Supreme, kërkon nga Gjykata të veprojë më përgjegjësi

02/05/2026 18:23
nga:Genita C

Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon betejën për mbrojtjen e votës së qytetarëve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, raporton GazetaBlic.

Ai ka paraqitur dy ankesa në Gjykatën Supreme, duke kundërshtuar pranimin e pakove të votimit me postë pas afatit ligjor dhe përllogaritjen e gabuar të mandateve nga KQZ.

Haxhiu kërkon që Gjykata të sigurojë integritetin e procesit zgjedhor dhe të respektojë vullnetin e qytetarëve.