Lajme

Haxhiu: Opozita ka vështirësi të ketë një qëndrim konstant kundër veprimeve jokonstante të Kurtit

06/28/2023 21:23
nga:Lorik J

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se partitë opozitare e kanë të vështirë të mbajnë një qëndrim konstant ndaj veprimeve jokonstante të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Haxhiu ka theksuar se ka kjo vështirësi e opozitës, dhe jo vetëm e PDK-së, paraqet një sfidë në raport me veprimet e kryeministrit dhe menaxhimin e situatës në veri të Kosovës, si dhe procesin e dialogut Kosovë- Serbi në përgjithësi.

“Problemi është, se e para jo vetëm PDK-ja por opozita në tërësi e ka pak vështirësi që të ketë një qëndrim konstant kundër veprime jokonstante të kryeministrit dhe veprimeve atë hov të tij me situatën në veri dhe menaxhimin e procesit të dialogut në tërësi”, tha Haxhiu në RTV Dukagjini