Lajme

Haxhiu: Nuk do të ketë drejtësi pa zbardhjen e fatit të dëshmorëve dhe viktimave të zhdukur

6 ditë më parë
nga:G C

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në përurimin e pllakatës përkujtimore në Rashiq të Pejës, në nderim të 18 dëshmorëve dhe martirëve të zhdukur me dhunë më 7 prill 1999, mes të cilëve 13 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 5 civilë, raporton GazetaBlic.

Pavarësisht kalimit të 26 vjetëve, fati i tyre mbetet i panjohur, por kujtimi për ta është i pathyeshëm.

Haxhiu theksoi angazhimin e Qeverisë për të trajtuar çështjen e të zhdukurve si obligim shtetëror dhe ndërkombëtar, duke premtuar se nuk do të ketë drejtësi pa zbardhjen e të vërtetës për fatin e tyre.

“Lavdi dëshmorëve, drejtësi për viktimat!” përfundoi ajo.