Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se që nga fillimi i vitit janë raportuar 2500 raste të dhunës në familje.
Haxhiu në bashkëbisedim me nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë në kuadër të fushatës globale kundër dhunës ndaj grave me moton “As edhe një më shumë”, fushat kjo e cila do të vazhdoj për 16 ditë bëri thirrje për vetëdijsim dhe ndalim të dhunës ndaj kujtdo, njofton Klankosova.tv.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që takimet e tilla të mos ti kemi në vetëm këto 16 ditë por t’i kemi në përgjithësi që të diskutojmë për fenomene që po shkatërrojnë shoqërinë tonë. Uroj që shkollat e tjera si fillore e të mesme të ndjekin shembullin e shkollës “Faik Konica” për aktivitetet që kanë lidhur me këtë, uroj të vazhdoni me aktivitete të tilla që shoqërinë ta vetdisojmë me që të ndalet dhuna” tha Haxhiu.
Mes tjerash, ministrja Haxhiu u bëri thirrje nxënësve që të kenë respekt ndaj-tjetrit, të mos bullizojnë dhe ta raportojnë dhunën.
Ajo tha se kanë miratuar një varg ligjesh që t’u gjenden pranë familjeve dhe viktimave të dhunës ne familje, duke shtuar se dhunuesit duhet të dënohen.
“Ne kemi nisur mëngjesin në shkolla sepse besojmë se është e rëndësishme bashkëbisedimi me nxënësit. Kemi miratuar shumë ligje që t’i gjendemi pranë familjeve dhe viktimave të dhunës në familje”.
“Dikush që ushtron dhunë në familje mund të dënohet. Kisha kërkuar nga ju që të keni respekt për njeri-tjetrin, ta respektoni fjalën e tjetrin, të mos bëni bullizëm, sepse e shkatrrën jetën e një nxënësi, fëmije të rrituri. Është shumë e rëndësishme me pasur respektin ndaj tjetrit, është mirë që ta raportoni dhunën” tha ajo.
Haxhiu tha se nga 2500 raste të raportuar, 300 raste janë kur gratë kanë ushtruar dhunë ndaj burrave.
“Sa i përket rasteve të dhunës se burrave ndaj grave apo dhunës së grave ndaj burrave unë konsideroj që është fenomen dhuna e burrave ndaj grave. Nëse bazohemi në statistika nga janari deri tani kemi pasur 2,500 raste të cilat janë raportuar dhe nga këto rreth 300 kanë qenë dhuna e grave ndaj burrave dhe të tjerat”, tha Haxhiu.
Publikohen fotografitë e çiftit: Ky dyshohet të jetë burri që e vrau gruan me sëpatë