Lajme

Haxhiu: Në mbledhjen e sotme, diskutuam rreth përgatitjeve për zgjedhjet nacionale dhe zhvillimet e fundit në vend

12/08/2024 19:46
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka ndarë detaje nga mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së, raporton GazetaBlic.

Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, u disktuan edhe për përgatitjen rreth zgjedhjeve nacionale, por edhe për zhvillimet e fundit në vend.

E plotë:

Sot, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës u diskutua për përgatitjen për zgjedhjet nacionale dhe zhvillimet e fundit në vend.

Këshilli Drejtues i PDK-së miratoi Deklaratën Politike prej pesë pikave.