Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se shumica ka qenë e gatshme të ofrojë zgjidhje për të korrigjuar gabimin e Kuvendit lidhur me mosvotimin e raportit për verifikimin e mandateve, raporton GazetaBlic.
Ajo theksoi se kryesuesi i seancës konstituive ka kërkuar konsultime ndërpartiake për të arritur një konsensus dhe për të dalë nga bllokada e shkaktuar nga opozita.
Sipas Haxhiut, nuk ka zgjidhje pa dakordim mes partive politike, ndërsa akuzoi opozitën për vazhdimin e praktikave bllokuese dhe kërkesave të paarsyeshme.
Ajo nënvizoi se janë të hapur për propozime që çojnë drejt konstituimit të Kuvendit, por jo për lojëra politike.


