Lajme

Haxhiu: Ne do të qëndrojmë bashkë në këtë betejë, deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së

09/28/2026 18:08
nga:Genita C

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas miratimit të deklaratës së Kuvendit për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, raporton GazetaBlic.

Deklarata u miratua me 99 vota për.

Haxhiu tha se institucionet duhet të veprojnë të bashkuara në aspektin juridik dhe diplomatik, ndërsa theksoi se procesi do të vazhdojë përmes apelit.