Lajme

Haxhiu: Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, kërkon angazhim dhe mbështetje kolektive

10/10/2024 19:01
nga:G B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dëshiron të theksojë mbështetjen për për gratë dhe vajzat e prekura me kancer të gjirit.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se muaji tetor shënon muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, sipas saj, një çështje që kërkon angazhim dhe mbështetje kolektive.

“Beteja për shëndet kërkon veprime të vendosura dhe ne kemi bërë hapa të rëndësishëm drejt ofrimit të kujdesit të barabartë dhe shërbimeve shëndetësore më të mira”.

“Investimet në Klinikën e Onkologjisë, vaksinimi HPV kundër kancerit të qafës së mitrës si pjesë e kalendarit të vaksinave për herë të parë, dhe ofrimi i mamografisë dhe rikonstruksionit të gjirit falas në institucionet publike janë disa nga arritjet tona”.

“Këto iniciativa na japin forcë për të përballuar sfidat që prekin shëndetin tonë. Bashkë jemi më të forta!”, ka thënë Haxhiu.