Lajme

Haxhiu: Mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme, e qëllimshme për të përfituar kohë për ushtrim të presion mbi deputetët

05/30/2022 16:47
nga:Q R

Kryesia e Kuvendit nuk ka pasur kuorum për shqyrtimin e ligjit për Trustin, ku i njëjti është shtyer për javën e ardhshme.

Iniciuesi i kësaj nisme, Bekim Haxhiu, ka reaguar duke thënë se mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës është e qëllimshme për të përfituar kohë, me qëllim të ushtrimit të presion mbi deputetët.

Shkrimi i plotë i tij:

Mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, jo vetëm që është papërgjegjsi e pushtetit 50.24%, por është edhe e qëllimshme për të përfituar kohë, me qëllim të ushtrimit të presion mbi deputetët.
Kam paralajmëruar se pushteti do ta shtyjë votimin e Projektligjit për Trustin, për të ushtruar presion mbi deputetët për të votuar kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.
Dhe kjo po ndodh!

Kryesia nuk ka kuorum, shtyhet për javën e ardhshme shqyrtimi i ligjit për Trustin