Lajme

Haxhiu – Mujës: Nëse do të kallxoj me emra kush ta ka pru picën

04/26/2023 15:47
nga:Genita C

Të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, ka vazhduar përmes disa replikave polemika mes dy deputetëve të PDK-së, Ferat Shala e Bekim Haxhiu dhe Armend Mujës të VV-së.

Ata kanë polemizuar me njëri-tjetrin rreth një pice që kinse i ishte dërguar në ndalim policor Armend Mujës para disa vitesh.

Muja ka thënë se kurrë më parë në jetën e tij, “përveç se në kuvend”, nuk i ka takuar dy deputetët e PDK-së.

Por, Haxhiu ka thënë se i di me emra dhe mbiemra kush ia kishte dërguar picën Mujës në ndalim policor.

“As ma shumë, as ma pak, ashtu si ka qenë e kam thanë. Ti mundesh me i përdor edhe emrat e kushërinjve, babagjyshërve e të tjerë. Ti ke qenë i akuzuar. As nuk të ofendova as nuk të akuzova. Nëse don edhe me emra të kallxoj kush ta ka pru picën”, ka thënë Haxhiu.

‘Pica’ shkakton debat mes Armend Mujës dhe Ferat Shalës, ndërhyn dhe Haxhiu