Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtuar deputetin e VV’së, Armend Mujën, ekspert të “matematikës së hajnisë”, raporton GazetaBlic.
Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, deputetët e pushtetit që po e sulmojnë Prokurorin po frikësohen për veti.
“Me nënshkrimim dhe aminin e Albin Kurtit janë vjedhur rezervat shtetërore në kordinim me Rozeta Hajdarin dhe të arrestuarit”, shkruan Haxhiu.
Shkrimi i plotë:
Për “matematikën e hajnisë”, Armend Muja është ekspert!
Krejt këta që po e sulmojnë prokurorin dhe po e mbrojnë vjedhjen e rezervave shtetërore, nuk e kanë për Ridin, por po frikësohen për veti.
Me nënshkrimim dhe aminin e Albin Kurtit janë vjedhur rezervat shtetërore në kordinim me Rozeta Hajdarin dhe të arrestuarit.
Askush mbi ligjin, as Rozeta Hajdari e as Albin Kurti.


