Lajme

Haxhiu: Mobilizim i madh i banorëve në fshatrat Kryshec, Morinë dhe Polac të Skenderajt për PDK-në dhe Bedri Hamzën

01/22/2025 22:56
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar takim me banorë në fshatrat Kryshec, Morinë dhe Polac të Skenderajt.

Haxhiu tha se ka një mobilizim të madh për PDK-në dhe Bedri Hamzën Kryeministër.

Ai i ka falenderuar të gjithë për mbështetjen.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve për mbështetjen, dhe në veçanti ish-deputetit Gani Koci, i cili, edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, na dha mbështetje dhe energji pozitive me prezencën e tij.Ky angazhim i fuqishëm i qytetarëve padyshim që do të na bëjë fitues më 9 shkurt” shkruan Haxhiu raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Mobilizim i madh i qytetarëve në fshatrat Kryshec, Morinë dhe Polac të Skenderajt për PDK-në dhe Bedri Hamzën Kryeministër.

Faleminderit të gjithë qytetarëve për mbështetjen, dhe në veçanti ish-deputetit Gani Koci, i cili, edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, na dha mbështetje dhe energji pozitive me prezencën e tij.

Ky angazhim i fuqishëm i qytetarëve padyshim që do të na bëjë fitues më 9 shkurt.
#PDK131 ✅️
#BedriHamzaKryeministër1 ✅️
#MemliKrasniqi2 ✅️
#BekimHaxhiuKamishi109 ✅️.