Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit mban numrin 109 si kandidat për deputet, ka takuar burrat e fshatit të tij, pa mbështetjen e të cilëve thotë se nuk do të ishte ky që është sot, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se si në luftë dhe në paqe nuk e kanë tradhtuar besimin e njëri-tjetrit dhe tani janë sërish bashkë për një Kosovë më të mirë.
Ai ka shprehur mirënjohje për ta, teksa u ka premtuar se do të jetë zëri i tyre në Kuvend.
Postimi i tij i plotë:
Pa mbështetjen e këtyre burrave, trimave të fshatit tim të lindjes nuk do të isha ky që jam. Si në luftë edhe në paqe nuk e tradhtuam besimin tek njëri-tjetri.
Edhe kësaj radhe jemi të bashkuar në të njëjtin qëllim për Kosovën më mirë.
Fuqishëm po i japin mbështetje PDK-së, kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza me nr.1 dhe mua me nr 109.
Mirënjohës përjetë.
Ju premtoj se do të vazhdoj të jem zëri juaj i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.


