Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka shpalosur programin e partisë së tij në një takim me banorët e Abrisë të Poshtme, Qirezit dhe të Shalës së Lipjanit, shkruan GazetaBlic.
Haxhiu tha se në këtë takim morën mbështetje të fuqishme.
Sipas tij, këto takime pasqyrojnë angazhimin e PDK-së për një të ardhme më të ndritur për Kosovën, duke ofruar politikat që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm, mundësi punësimi, rritje pagash, rritje ekonomike, dhe shëndetësi më të mirë për çdo qytetar.
“Mbështetje të fuqishme morëm në Abri të Poshtme, Qirez dhe Shalë të Lipjanit, ku prezantuam programin qeverisës të PDK-së dhe vizionin e kandidatit për Kryeministër, z. Bedri Hamza. Këto takime pasqyrojnë angazhimin e PDK-së për një të ardhme më të ndritur për Kosovën, duke ofruar politikat që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm, mundësi punësimi, rritje pagash, rritje ekonomike, dhe shëndetësi më të mirë për çdo qytetar”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Postimi i plotë:


