Pas rikthimit në Kuvendin e Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka nisur prononcimin para mediave.
Megjithatë, prononcimi i saj është ndërprerë nga deputetët e PDK-së, të cilët kanë reaguar me brohoritje, fishkëllima dhe thirrjet e njëjta të bëra gjatë ditës.
Deputetët e PDK-së kanë vazhduar të kërkojnë thirrjen e seancës, ndërsa Haxhiu ka tentuar të vazhdojë prononcimin e saj para gazetarëve


