Në muajin shkurt ka përfunduar mandati i të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Mungesa e Bordit ka rritur rrezikun që mund të humbasin mjetet e Trustit.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, iniciues për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit tha se mungesa e Bordit ka rrezikuar dhe vazhdon të rrezikojë pensionet e qytetarëve.
Ai tha se me mosvotimin për tërheqjen e 30% të Trustit, LVV-ja po i bene dy dëme ndaj qytetarve, ua pamundesoj të marrin disa nga kursimet e tyre dhe tani po ua rrezikon kursimet e tyre pensionale
“Mungesa e Bordit ka rrezikuar dhe vazhdon te rrezikoj pensionet e qytetareve te Kosoves.Me mos votim te Ligjit per terhqje te 30% te mejeteve te Trusti , Lvv po i bene dy deme ndaj qytetarve, ua pamundesoj te marrin disa nga kursimet e tyre dhe tani po ua rrezikon kursimet e tyre pensionale ne tregjet nderkombetare duke lene Trustin pa Bord e pensionet pa menaxhim” tha Haxhiu në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”

Bekim Haxhiu, PDK
Për shkak të krizës në tregjet financiare, Fondi i kursimeve Pensionale, ka humbur miliona euro.
/Gazeta Blic/


