Lajme

Haxhiu: Me këtë mobilizim të fuqishëm dhe mbështetje masive, me 9 shkurt fitorja i takon PDK-së dhe Bedri Hamzës

01/16/2025 12:36
nga:Lorik J

Bekim Haxhiu, kandidati i PDK-së për deputet, me numër 109 ka theksuar se fitorja do jetë e tyre me 9 shkurt.

Pas disa takimeve me qytetarë në Kopiliq të Poshtëm, Kopiliq të Epërm dhe në Turiqefc, Haxhiu thotë se po shohin se mbështetja për PDK dhe Bedri Hamzën Kryeministër është e madhe, shkruan GazetaBlic.

Më poshtë keni postimin e Bekim Haxhiut:

“Takime fantastike mbajtën në Kopiliq të Poshtëm, Kopiliq të Epërm dhe në Turiqefc, ku prezantuam platformën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza. Me këtë mobilizim të fuqishëm dhe mbështetje masive, me 9 shkurt fitorja i takon PDK-së dhe Bedri Hamzës”, shkruan ai.