Lajme

Haxhiu: Me Hamzën kryeministër, shëndetësia do të transformohet me sigurime shëndetësore dhe rritje pagash

02/04/2025 23:11
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka theksuar nevojën urgjente për reforma në sektorin e shëndetësisë, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, me Bedri Hamzën si kryeministër, PDK do të implementojë sigurimet shëndetësore dhe do të digjitalizojë sistemin shëndetësor për t’i sjellë shërbime më cilësore dhe të shpejta për qytetarët.

Haxhiu ka garantuar gjithashtu një rritje të pagave për profesionistët shëndetësorë deri në 50%, si dhe mbështetje të vazhdueshme për ta, me qëllim që të ofrohen shërbime më të mira dhe më të sigurta për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Shëndetësia ka nevojë për mbështetje të fortë. Me Bedri Hamzën kryeministër, ne do të implementojmë sigurimet shëndetësore dhe do t’i digjitalizojmë sistemin shëndetësorë”, tha Haxhiu.

“Garantojmë rritjen e pagave 50% dhe do të mbështesim profesionistët shëndetësorë për të garantuar shërbime cilësore shëndetësore për të gjithë qytetarët”, shtoi ai.