Lajme

Haxhiu: Me 10 mijë nënshkrime, qytetarët mund ta riprocedojnë çështjen e Trustit

06/24/2022 00:15
nga:Arsim Buxhovi

Iniciuesi i Projektligjit për tërheqjen e Trustit, Bekim Haxhiu, pas votës kundër sot në Kuvendin e Kosovës, tha se qytetarët e kanë edhe një mundësi që ta riprocedojnë këtë nismë ligjore.

Ai në Klan Kosova tha se përmes peticionit me 10 mijë nënshkrimeve do të mund të riprocedonin nismën për tërheqjen e Trustit.

“Me 10 mijë nënshkrime mund ta procedojnë në kuvend. I thashë kryeministrit se cfarë do të thuash nesër që këtë do ta sjellin qytetarët dhe cila do të jetë arsyeshmëria sepse s’do ta kesh më si objektiv opozitën por qytetarin”, është shprehur Haxhiu.

Tutje, ai tha se kjo çështje u takon qytetarëve nëse dëshirojnë ta riprocedojnë këtë nismë ligjore, teksa shtoi se nëse ata (qytetarët) kanë alternativa tjera për të ushtruar presion mbi qeverinë dhe deputetët lë ta bëjnë.