Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për rastin e Marigona Osmanit, dhe mënyrën mizore se si u nda nga jeta, raporton Gazeta Blic.
Ajo tha se Marigona që në moshë të re u nda nga jeta, pa e pasur mundësin ti jetësonte ëndërrat e saj.
“Marigona nga sot do të kujtohet edhe si shpresa për të gjitha gratë viktima të dhunës e vrasjeve të cilat presin përgjigjet më profesionale nga sistemi i drejtësisë në vend. Si shpresa për drejtësi”, u shpreh Haxhiu.


