Ali Gashi nga sot nuk do të jetë më në pozitën e zëvendësuesit të Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Gashi ka thënë se ka kërkuar të lirohet nga detyra si zv. Drejtor i Shërbimit Korrektues.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikatE për media.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se dje Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, për arsye personale i ka kërkuar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin nga Detyra e Zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues.
Mbas kësaj, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka aprovuar kërkesën për lirim nga detyra, ndërsa e ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm.
E në anën tjetër edhe Gashi, ka falënderuar Ministren Haxhiu për bashkëpunimin dhe besimin e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe”, thuhet në komunikatë.
Kërkohet paraburgim kundër gjashtë të dyshuarve të arrestuar në aksionin e antidrogës


