Lajme

Haxhiu: Ligji për Sponsorizim, shtyllë e fortë për sukseset e sportistëve të Kosovës

02/08/2026 14:22
nga:Genita C

Bekim Haxhiu, ka vlerësuar suksesin e xhudistes Distria Krasniqi, e cila fitoi medalje të artë në Grand Slamin e Parisit, duke e cilësuar këtë arritje si histori suksesi për Kosovën, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi rolin e trajnerit Driton Kuka dhe ekipit të tij, duke i quajtur sportistët ambasadorët më të fuqishëm të vendit.

Haxhiu u shpreh krenar për sukseset e sportistëve kosovarë dhe për përkrahjen institucionale ndaj sportit, duke përmendur Ligjin për Sponsorizim si një shtyllë të rëndësishme në mbështetjen e kampionëve që po e përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.