Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në t7 ka folur për situatën e krijuar të dielën në veri të Kosovës, duke thënë se Kurti po kërkon merita, mirëpo sipas tij, heronjt e vërtetë atje janë qytetarët që përballen çdo ditë me rreziqe.
“Kemi pasur veprime edhe në të kaluarën që ne kemi bërë në veri por nuk e ka pasur pozita e atëhershme mbështetjen që sot e ka prej opozitës. Sa herë kemi ndërhy për me shtri sovranitetin deri në pikat 1 dhe 31, qoftë kur kemi bërë investime në pjesën veriore, investimet kanë ndodhë për herë të parë pas qeverisjes së PDK-së. U rrëzu edhe ai muri. Kryeministri sot e përdori partizim, ai po don me bo individualizim. Pra as nuk kemi të bëjmë as me partizim e as individualizim të çështjes së veriut, ka gjithmonë premisa që dikush me i marrë meritat në individuale, mriëpo për pjesën veriore heronjt janë qutetarët shqiptarë, të cilët që 22 vite janë përballur me rreziqe të ndryshme, por kanë qëndruar stoik”, deklaroi Haxhiu.


