Lajme

Haxhiu: Kurti për të arritur në kolltukun e pushtetit po shkel mbi vdekjet nga COVID-19

08/14/2021 12:05
nga:M K

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka folur për faktin se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pritet ta lë këtë dikaster për t’i hyrë garës për të parin e Prishtinës.

Haxhiu me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kurti e Vitia po dezertojnë nga detyrat dhe përgjegjëitë që kanë marrë në pikun më të lartë të pandemisë.

“Albin Kurti me kandidimin e Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës po tregon qartë se po i braktisë 90.52% të qytetarëve të pa vaksinuar, sepse lufta për pushtet është prioritet i tij dhe jo beteja me pandeminë COVID-19 dhe vaksinimi i qytetarëve”, ka thënë Vitia.

Sipas Haxhiut, kandidimi i Vitisë paraqet fytyrën e vërtetë të Kurtit që siç thotë ai “për të arritur të kolltukun e pushtetin është në gjendje të shkel mbi shëndetin dhe vdekjet nga COVID-19”.

Ai thotë tutje se nuk i dhimset ministria e Shëndetësisë nga e cila sipas tij po ikë një menaxher i dobët, por që po i dhimbset kryeqyteti se çfarë kandidati po i ofrohet.

Postimi i plotë i Haxhiut në Facebook:

Albin Kurti dhe Arben Vitia po dezertojnë nga detyrat dhe përgjegjësitë që kanë marrë në pikun më të lartë të pandemisë COVID-19, kur në 24 orë e fundit janë shënuar 1128 raste të reja me COVID-19 dhe janë vaksinuar plotësisht me dy dozat vetëm 9.48% të qytetarëve të Kosovës.

Albin Kurti me kandidimin e Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës po tregon qartë se po i braktisë 90.52% të qytetarëve të pa vaksinuar, sepse lufta për pushtet është prioritet i tij dhe jo beteja me pandeminë COVID-19 dhe vaksinimi i qytetarëve.

Shëndeti dhe jeta e qytetarëve nuk janë prioritet për Albin Kurtin dhe Arben Vitinë, por kolltuku i pushtetit të kryetarit të komunës së Prishtinës.

Kandidim i Arben Vitisë paraqet fytyrën e vërtetë të Albin Kurtit, që për të arritur të kolltukun e pushtetin është në gjendje të shkel mbi shëndetin dhe vdekjet nga COVID-19.

Unë duke qenë kritik për punën e dobët përplot skandale, korrupcion e nepotizëm në Ministrinë e Shëndetësisë në kohën sa udhëhiqej nga Arben Vitia, nuk po më dhimbset shëndetësia pse po ik një menaxher i dobët, por po më dhimbset kryeqyteti çfarë kandidati po i ofrojnë.

Arben Vitia do të duhej të shkarkohej për shkak të dështimit në menaxhim të pandemisë COVID-19 vitin e kaluar për shkak të vdekjes së Agon Musliut, vendimeve anti Kushtetuese për karantinim, blerjeve të barnave dhe paisjeve mjekësore me çmime abuzive deri 3000% më shtrenjtë.

Këtë vit për shkak të dështimit në menaxhim të pandemisë COVID-19, për shkak të dështimit në vaksinim të qytetarëve, për shkak të dështimit në furnizim me barna nga Lists Esencial.

Arben Vitia i la me muaj të tërë me mijera pacientë insulin-varës pa insulin, për shkak se propozoi për kontratë ofertuesin më të shtrenjë për 400 mijë euro.

Kontrata për blerje të barnave dhe paisjeve mjekësore me çmime astronomke janë nënshkruar nga Arben Vitia, me këto kontrata është vjedhë me çmime abuzive prej barnave deri në dorza e thasë të kufomave.

Arben Vitinë e kemi pa dy herë si qeverisës në MSH me afera korruptive dhe nepotizëm.

Arben Vitia nuk arriti as që t’i adresoj problemet e shëndetësisë e lëre më të i zgjidhë ato.

Problemet e shëndetësisë dhe të kryeqytetit nuk mundet me i zgjidhë një person që nuk ka qenë në gjendje që për vete, për gati 12 vite, të përfunfoj specializimin e regjistruar në pulmologji.

P.S.

“Dështimi, nepotizmi dhe korrupcioni” duhet të jetë motoja e Albin Kurtit dhe Arben Vitisë në Prishtinë pas 8 viteve kur LVV fitoj në Prishtinë në vitin 2013.

Nga viti 2013 problemet e qytetarëve të Prishtinës nuk janë zgjidhur, ato vetëm sa janë shtuar, korrupcion me leje ndërtimi, korrupcion nga inspektorët e Komunës së Prishtinës që u kapën me para në dorë dhe që ishin edhe kryetar në pikat e LVV-së.