Lajme

Haxhiu kritikon Kurtin: Kemi kaluar në “po negociata – jo Vetëvendosje”

05/01/2021 07:56
nga:M K

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu komentoi vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel, me ç’rast tha se Kurti ka thyer premtimet që ka bërë ndër vite.

“Nga “jo negociata, Vetëvendosje, kemi kalu në një fazë po negociata, jo vetëvendosje, pra kjo është nëse e marrim me terma të shkurtë”, tha Haxhiu në RTV21.

Deputeti i PDK-së tutje e kritikoi kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast tha se ai po i ikë përballjes në Kuvend me deputetët.

Haxhiu tha se shpreson që kryeministri Kurti pas vizitës në Bruksel, do të raportojë në Kuvend.

LEXO EDHE:

​1 Maji – Dita ndërkombëtare e punëtorëve