Lajme

Haxhiu: Kjo qeveri është anti-UÇK, e kemi thënë me zë të lartë

06/29/2022 21:51
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati i ka thënë ministrit të Financave se “a ka Zot” pasi u publikua një shkrim i 2016-s i këtij të fundit, ku thoshte se “më lirë do të na kushtonin mercenarët sesa veteranët e UÇK-së”.

Deputeti opozitar tha se nuk po i besojnë sytë mbi këtë çështje.

E në shkrimin e tij në Facebook, është përfshirë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ai i ka komentuar kolegut të tij duke thënë se “prandaj e kam thënë me zë të lartë se kjo është Qeveri ANTI-UÇK”.