Lajme

Haxhiu i’u drejtohet gazetarëve- Mos e pengoni zhvillimin e seancës!

04/28/2026 15:16
nga:Y I

Pas njoftimit nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, se seanca shtyhet për në orën 19:00, pati reagime nga gazetarët e kameramanët prezentë.

Ata reaguan me duartrokitje për punën ‘shtesë’ që iu doli.

Për këtë reagim pati një vërejtje Haxhiu.

“Mediat që janë të pranishme, me mirëkuptim, i kërkoj që të mos pengojnë zhvillimin e seancës. Jeni këtu për t’i informuar qytetarët e Republikës të Kosovës, pra për interesin publik, por të mos ndikoheni nga diskutimet tona”.