Lajme

Haxhiu i PDK-së: Në fund të mbledhjes së dy Kuvendeve pres që Konjufca dhe Nikolla të vendosin në votim bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

11/27/2022 11:56
nga:Astrit Gashi

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka theksuar se nga ulësja e Kuvendit të Shqipërisë, në mbledhjen e përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës ka kërkuar që të hudhet në votim bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.

“Faleminderit për fjalimet e bukura, koha është për vendime të rëndësishme për kombin tonë. Pres që në fund të kësaj mbledhje të përbashkët kryetarja Lindita Nikolla dhe kryetari Galuk Konjufca ta vendosin në votim: Bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.