Lajme

Haxhiu i ‘kapet’ LDK-së për votat në diasporë: Skema kriminale është raportuar në Polici e Prokurori

03/06/2025 18:49
nga:Genita C

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po vazhdon të vuajë për votat e shumta që LDK-ja mori në diasporë.

Ajo ka thënë se kjo skemë, të cilën e ka quajtur kriminale, është raportuar në Polici e Prokurori.

Postimi:

Skema e organizuar kriminale tashmë është raportuar në polici dhe prokurori. Hetimet serioze dhe të shpejta mund të shpëtojnë integritetin e zgjedhjeve dhe t’i vendosin para drejtësisë keqbërësit!