Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka pritur sot në ministri deputeten britanike, Alica Kearns.
Haxhiu tha se i ka dhuruar deputetes britanike aksesorë të punuar nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“E nderuar të pres ??deputeten @aliciakearns në ??Ministrinë e Drejtësisë. Pas takimit tonë produktiv, pata privilegjin t’i dhuroja disa aksesorë artizanale të bëra nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe i tregova Këndin e Guximit, ku ekspozohen punime artizanale”, shkroi ajo në platformën X. /
Honored to host ??MP @aliciakearns at the ??Ministry of Justice.
Following our productive meeting, I had the privilege to give her some handicraft accessories made by survivors of sexual violence during the war and showed her the Courage Corner, where handicrafts are exhibited. pic.twitter.com/CJqBsAMSuL
— Albulena Haxhiu (@albulenahaxhiu_) October 21, 2023


