Lajme

Haxhiu: Gjykatat dhe Prokuroria në veri janë duke funksionuar

11/09/2022 11:34
nga:Genita C

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për situatën në veri të Kosovës pas dorëheqjes së policëve, gjyqtarëve e prokurorëve, raporton GazetaBlic.

Haxhiu në një konferencë për medie thotë, me të marrë lajmin ka zhvilluar takim me Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial ku edhe kanë marrë vendim që Gjykatat dhe Prokuroria të funksionojë.

“Menjëherë pasi kemi kuptuar që kanë dorëzuar mandatet e tyre prokurorët dhe gjyqtarët, unë kam pasur takim me këshillin gjyqësor e prokurorial dhe jemi koordinuar që gjykatat dhe prokuroria në veri të funksionojë, lëndët po trajtohen dhe qytetarët po i marrin shërbimet”, tha Haxhiu.