Lajme

Haxhiu: Është inicuar peticioni për të riproceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin

06/24/2022 22:21
nga:Astrit Gashi

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se është inicuar peticioni për mbledhjen e nënshkrimeve për riproceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook.

Haxhiu shkruan se Kurti po i trajton deputetët e tij si robot, teksa shton se kushdo që hynë në garë me qytetarët del humbës.

“Ndonëse Kryeministri Kurti shfaqi gatishmëri që këtë të drejtë kushtetuese t’ua mohoj deputetëve duke i trajtuar ata si teknokrat apo robot të Albinit, kërkesat e qytetarëve nuk mund të shtypen me arrogancën e numrave të pushtetit. Kush hynë në garë kundër qytetarëve çdo herë do të jetë humbës”, shkruan ai.

“Shihemi në votimin e radhës për Trustin, deputetë të popullit apo robotë të Albinit”, shtoi ai.