Lajme

Haxhiu e Vitia vizitojnë të burgosurat në Qendrën Korrektuese në Lipjan

03/01/2024 14:04
nga:N K

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia vizituan sot të burgosurat në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Haxhiu tha se kjo vizitë u bë për t’u njohur më shumë me sfidat dhe përkujdesjen shëndetësore ndaj tyre.

Derisa theksoi se të burgosurat i informuan edhe për organizimin e kampanjës “Sot dhe çdo ditë tjetër” që sipas saj, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Në Qendrën Korrektuese në Lipjan, në burgun e grave, bashkë me ministrin Vitia, vizituam të burgosurat për tu njohur më shumë me sfidat dhe përkujdesjen shëndetësore ndaj tyre. Bashkërisht shfrytëzuam këtë ditë që të bisedojmë për jetën pa dhunë dhe barazinë për secilin. Pas periudhës korrektuese, gratë do t’i kthehen familjes dhe shoqërisë. Ato do të jenë edhe më të vetëdijshme mbi të drejtat dhe liritë e tyre. Ne i informuam që gjithandej po vazhdojmë organizimin e kampanjës “Sot dhe çdo ditë tjetër!”, që ka për qëllim angazhimin tonë të përbashkët për çdo ditë, në ngritjen e vetëdijes kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Secilës prej tyre ua ndamë nga një lule me mesazhin “Marsi është muaj i cili shënon përpjekjet e grave për liri dhe barazi”, tha Haxhiu .