Lajme

Haxhiu e quan Kurtin filozof të vonuar në histori: Është injorancë vendosja e sanksioneve për shkak të tij?

08/29/2023 11:51
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur kryeministrin Kurti “filozof të vonuar në histori”, raporton GazetaBlic.

Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se nuk është e drejtë që Evropa t’i vendosë sanksione Kosovës, pasi jemi popull 94% pro evropian.

“Tolerimi i retorikës nacionaliste dhe shoviniste serbe në forumet ndërkombëtare është i papranueshëm, këtë duhet ta thonë me zë të lartë liderët everopian”, shkruan Haxhiu.

Shkrimi i plotë:

Is it stupidity or ignorance?!

Është budallaki apo injorancë?!

Kur një populli 94% pro evropian Evropa i vendos sanksione për shkak të një filozofi të vonuar në histori?!

Tolerimi i retorikës nacionaliste dhe shoviniste serbe në forumet ndërkombëtare është i papranueshëm, këtë duhet ta thonë me zë të lartë liderët everopian.
Nga nacionalizmi dhe shovinizmi serb ka pësuar rajoni.