Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale që nuk i dha leje ish-presidentit Hashim Thaçi të merrte pjesë në varrimin e babait të tij, raporton GazetaBlic.
Haxhiu ka theksuar se proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta dhe të respektojnë të drejtat elementare njerëzore, duke shtuar se është absurde që Thaçit nuk i është lejuar të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.
Ajo ka njoftuar se do t’i drejtohet kryetares së Dhomave të Specializuara për të kërkuar sqarime për këtë vendim të padrejtë.