Lajme

Haxhiu e pyet ministrin Vitia nëse është intervistuar nga Prokuroria për keqpërdorime

05/27/2021 12:51
nga:M K

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e situatës me pandeminë në vendin tonë.

Haxhiu e ka pyetur ministrin Arben Vitia nëse është intervistuar nga Prokuroria për dyshimet rreth keqpërdorimeve gjatë mandatit në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë Kurti I.

Në anën tjetër, ministri Vitia e ka mohuar se është intervistuar nga Prokuroria.

“Në pyetjen konkrete, nuk jam intervistuar nga Prokuroria dhe unë i inkurajoj hetuesinë që jo vetëm në kontratat që unë kam nënshkruar, por të gjitha marrëveshjet që janë bërë edhe më herët, t’i hetojnë detajisht”, ka thënë Vitia.

Haxhiu në anën tjetër ka deklaruar se BE-ja e ka paditur kompaninë ‘AstraZeneca’ për vonesë të vaksinave, ndërsa ka thënë se një padi e tillë mund të ndodhë edhe nga qytetarët e Kosovës ndaj Qeverisë Kurti II.

LEXO EDHE:

Arben Gashi: S’kisha asgjë me Sarandën, Hekurani e detyroi ta shkelë rregulloren – Kërkova spjegim nga ajo, asgjë më shumë