Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur aktivizimin e e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë të cilët kanë bërë të ditur se kanë filluar me ndërmarrjen e veprimeve ligjore penale ndaj të gjithë personave përgjegjës të organizatave të biznesit që ushtrojnë veprimtari ekonomike duke e keqpërdorur pozitën monopoliste apo dominuese në treg.
“Është për tu mirëpritur veprimi i përbashkët i policisë dhe prokurorisë në ndërmarrjen e masave kundrejt abuzimit me çmimet e produkteve ushqimore bazike”, ka shkruar Haxhiu.
Tutje ministrja u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë raportimin e shkeljeve ligjore.
“Inkurajoj edhe qytetarët që të vazhdojnë raportimin e shkeljeve. Vetëm bashkëpunimi i ndërsjellë ndalon keqpërdorimet e abuzimet e tilla”, ka shkruar ministrja Haxhiu në Facebook.


